Rahoveci s’njeh fitore në Ligën Ballkanike, pëson edhe humbjen e katërt

Rahoveci nuk po arrin të gjejë fitoren në Ligën Ballkanike.

“Vreshtarët” të mërkurën kanë pësuar edhe humbjen e katërt duke u mposhtur nga Vllaznia, me rezultat 73:68.

Në edicionin e parë në këtë garë, Rahoveci është i fundit në tabelë. Ligës i prin Ibar Rozhaje me 5 pikë, ndërsa Peja është e dyta me katër pikë, aq sa kanë edhe Academic Bultex, Vllaznia e Rahoveci. Por Peja e Academic Bultex kanë nga dy ndeshje, ndërsa Vllaznia tri e Rahoveci katër.