Deputeti i LDK-së: I pa dashtun kryeministër Edi Rama, ku është Kosova?

Kanë filluar reagimet nga ana e palës kosovare pas publikimit të një harte që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

E sqarime nga Rama po kërkojnë deputetët nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Arben Gashi nga LDK-ja në një deklaratë thotë se Ramës nuk i falen gabimet e tilla.

“Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime”, thotë Gashi, duke shtuar se Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme në raport me Kosovën.

“Mendoj se është veprim i gabuar në të gjitha rastet dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në raport me Kosovën”.

Pyetur se a duhet të kërkojë falje Rama për një veprim të tillë, Gashi thotë se ai duhet sqaruar situatën të paktën.

“Duhet ta sqarojë të paktën”.

“I pa dashtun kryeminister, ku eshte Kosova??”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.