Ibrahimovic bën gjest të shëmtuar në ndeshjen e tij te fundit te LA Galaxy
Zlatan Ibrahimovic dhe LA Galaxy kanë shuar ëndrrën për të fituar titullin në MLS.
Ata janë mposhtur në sfidën e Play Off me rezultat 5-3 nga Los Angeles, në një ndeshje jashtëzakonisht drithëruese, me tetë gola të shënuara.
Fundi i ndeshjes nuk ishte i mirë për Zlatan Ihrahimovic, i cili bërë një gjest të shëmtuar pas një provokimi nga tifozët.
I inatosur me humbjen e duke mos mundur të duronte këtë provokim, Ibrahimovic kapi organin gjenital duke ia drejtuar tifozëve.
https://twitter.com/Sylvainft/status/1187631144562577408
Kjo humbje shënon fundin e Ibrahimovic te LA Galaxy, pasi suedezit i përfundon kontrata me amerikanët në muajin dhjetor.