Endrit Shala: Lipjani foli sot, po ofrohet dita e fitores
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se fitorja e Nismës po ofrohet, dhe se 6 tetori do jetë dita e Kosovës.
Pas tubimit në Lipjan, Shala e ka quajtur këtë vend si shtëpi të NISMA-së.
“Sonte edhe Lipjani u dëshmua se është një shtëpi të NISMA-s Socialdemokrate. Lipjani hapi dyert e fitores për Qeverinë Limaj, për programin socialdemokrat, për diasporën, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale”
Ka shkruar Shala në rrjetin social facebook.
Postimi i plotë
Sa më shumë që po ofrohet fundi i fushatës, aq më shumë po ofrohet dita e fitores.
Sonte edhe Lipjani u dëshmua se është një shtëpi të NISMA-s Socialdemokrate. Lipjani hapi dyert e fitores për Qeverinë Limaj, për programin socialdemokrat, për diasporën, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale.
Është pak, sado që u falënderohem gjithë këtyre qytetarëve që na mirëpritën, e na duartrokitën sonte.
Por një gjë e them me siguri, 6 tetori do të jetë ditë feste për Lipjanin, NISMA-në, e krejt Kosovën.
Prandaj, sonte u them vetëm faleminderit për besimin, e me 6 tetor do ju falënderoj për festën e për fitoren madhështore.
E.Sh
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#NISMA122