Shtime

Gjendet shëndosh e mirë 12-vjeçari nga Shtimja

Një 12-vjeçar që u raportua mbrëmjen e sotme si zhdukur në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes, është gjetur shëndosh e mirë.

Njoftimin e ka dhënë Arbër Rexhaj, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e madhe e aq të shpejtë në gjetjen e Melosit.

Postimi i plotë:

Të dashur miqë, shokë e dashamirë!

Melos Rexhaj u gjend gjallë, shëndosh e shumë mirë.

Ju falenderojë përzemërsisht për mbështjen kaq të madhe e aq të shpejtë në gjetjen e Melosit

Shumë shumë faleminderit nga zemra!❤️❤️❤️