Kreshnik Ahmeti

Mbajeni frymën, zëvendësi i Gërvallës: Ministrat e shteteve anëtare të KiE-së nuk kanë kompetencë të na vendosin kushte

Katërdhjetë e gjashtë e ministrat e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës “nuk kanë kompetenca të vendosin kushte dhe parakushte”, ka thënë Zëvendës Ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti duke folur në KTV, pavarësisht se janë shtetet anëtare ata që votojnë nivel ministerial për pranim ose jo të një aplikanti të ri si nivel i fundit i vendimmarrjes.

Duke folur për draft-Statutin që janë zotuar dje ta shkruajnë dhe ta dërgojnë në kushtetuese deri në fund të muajit maj, ai tash thotë se “çfarëdo diskutimi për draftin është i hershëm”.

“Jemi të gatshëm që brenda Kushtetutës e sistemit legjislativ, në konsultim me komunitetin serb, të bëjmë një draft siç parashihet e drejta e asociimit të secilës komunë. Çfarëdo diskutimi mbi draftin është i hershem tash, kemi bërë zotim publik te Asambleja pasi Asambleja ishte ajo që i përcaktoi zotimet e i kemi njoftuar presidencën dhe vendet anëtare e presim reflektim. Reflektimi më i mirë do të ishte ajo e nesërmja që të shohim nëse do të ecim së bashku. Komiteti i Ministrave s’ka kompetencë të vendosë kushte e parakushte, zotimet që janë vendosur për pas anëtarësimit duhet t’i njoftojmë ata që i kanë vendosur, e që është Byroja e Këshillit”, ka thënë ai.