Kryetari i Kuvendit

Glauk Konjufca tallet me Besnik Tahirin: E paske këqyrë emisionin e Fidan Jupollit (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë seancës së sotme ka bërë një sqarim për votim e një anëtarin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirit.

Konjufca ka ironizuar dhe është tallur me Tahirin për takimin e kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefin e GP të kësaj partie, Abelard Tahirit.

“Nuk e kam fjalën a doni me taku kryeministrin”, ka thënë me shaka Konjfuca, shkruan Ballkani.info.

“I nderuar kryetar kryeministri i ka qitur në dyzen darkat. Jam shumë i kënaqur se e ka falënderua kolegun tim Abelard Tahiri, në rregull jemi”, ka thënë ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Konjufcës, dhe duke u tallur ia ktheu Tahirit: “E paske këqyrë emisionin e Fidanit (DPT te Fidani)”. /Ballkani.info/