Agjenda

Homazhe, akademi përkujtimore, ceremoni për hyrjen në fuqi të MCC Compact – Agjenda e Kurtit për nesër

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur agjendën e kryeministrit Albin Kurti për nesër.

Ai do të bëjë homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

Më pas, ai do të bëjë homazhe Kuvendin e Kosovës në përkujtim të ish- deputetin, Ali Lajçi dhe më pas do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore për Lajçin.

Pasdite, ai do të jetë pjesë e ceremonisë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.

Agjenda e plotë:

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë.

VENDI: Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

KOHA: 08:30

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi.

VENDI: Kuvendi i Kosovës

KOHA: 10:30

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Akademinë përkujtimore për ish-deputetin Ali Lajçi.

VENDI: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë

KOHA: 16:00

  1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.

VENDI: Swiss Diamond Hotel

KOHA: 17:00