Aleksandar Vuçiq

“Do t’i kenë mes 29 dhe 33 vota, 31 ju duhen”, Vuçiq thotë lufta kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE “s’është e lehtë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se shanset që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës janë të mëdha dhe se Serbia po “bën të pamundurën për ta parandaluar këtë” para 16-majit ku pritet votimi në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Vuçiq tha se Serbia “po lufton që të mos ndodhë ky anëtarësim”, ndërsa shtoi se nga 31 votat e nevojshme, Kosova, sipas tij, pritet të ketë nga 29 deri në 33 vota.

“A do t’ia dalim – e vështirë, por lufta nuk është e lehtë as për ta. Kosova ka nevojë për votën e 31 vendeve anëtare dhe ne besojmë se do t’i ketë nga 29 deri në 33. Gjërat janë në avantazh. Ne po luftojmë. E madhja pushtetet po luftojnë kundër nesh, por ne do të vazhdojmë të luftojmë”, tha Vuçiq dhe shtoi se edhe sot ka pasur biseda të shumta për këtë çështje, të cilat do të vazhdojë t’i bëjë”, tha ai.