Të famshmit që janë dënuar me punë në komunitet

Të gjithë janë të barbartë përpara ligjit, edhe njerëzit më të fuqishëm e të famshëm në botë.

Në galerinë e mëposhtme do të shihni disa nga personazhet e njohura që kanë “paguar” për shkeljet e tyre dhe janë dënuar me punë në komunitet:

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi u dënua majin e vitit 2014 me katër orë në javë për 10 muaj me shërbim në komunitet në një qendër me të moshuar me sklerozë, pas mashtrimit me taksat.

Lindsay Lohan u dënua në vitin 2012 me punë në komunitet për tejkalim të shpejtësisë në makinë

Në vitin 2013, Chris Brown u dënua me 1000 orë shërbim në komunitet pasi dhunoi fizikisht ish-të dashurën, Rihanna.

Supermodelja Naomi Campbell u dënua me pesë ditë shërbim në komunitet në Nju Jork pasi goditi me telefon shërbëtoren e saj.

George Michael u dënua me 100 orë punë në komunitet dhe iu hoq patenta për 2 vite në 2007-ën, pasi u kap duke drejtuar makinën nën efektin e drogës.

Këngëtari Boy George kreu shërbim komunitar për 5 ditë në vitin 2006 në Nju Jork kur u shpall fajtor pasi i “harxhoi” kohën policisë.

Modeli irlandez Jeremy McConned u shpall fajtor pasi dhunoi fizikisht ish-të dashurën e tij Stephanie Davies në një dhomë hoteli, por arriti të shmangte burgun me 200 orë shërbim në komunitet.

Marco Pierre White Jr, (i njohur si djali i keq në Big Brother-in britanik) u dënua me 120 orë shërbim në komunitet pasi shpenzoi 2,500 paund nga karta e ish-të dashurës së tij Carina Evans.

loading…