Burim Ramadani: Shtetin e bëmë me Ushtri, tash do ta forcojmë sigurinë dhe rrisim punësimin

Kandidati për deputet në listën zgjedhore të koalicionit AAK-PSD, Burim Ramadani, sonte ka qëndruar në Suharekë ku bashkë me liderën e koalicionit, Ramush Haradinaj kanë takuar banorët e këtij lokaliteti.

Në një postim në Facebook, Ramadani thotë se njerëzit e Komunës së Suharekës do ta ndiejnë zhvillimin.

“Shtetin e bëmë me Pasaportë, pra me Ushtri, tash do ta forcojmë sigurinë dhe rrisim punësimin. Kryeministri Haradinaj ka kaluar pengesat në proceset themelore të shtetit. Edhe pengesat e brendshme. Tash, fokusi është 100% SHTET. Tash, fokusi është zhvillim, punësim, përkrahje për ndërmarrësit. Njerëzit e Komunës së Suharekës do ta ndiejnë zhvillimin. Sonte në një pritje madhështore në Bukosh, në tubim edhe me vendbanime tjera përreth”, ka thënë Ramadani.

loading…