Khabib Nurmagomedov: Rivaliteti me McGregorin nuk përfundon kurrë, do të shkoja edhe në burg për ta rrahur

Kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov ka rifilluar grindjen e tij me Conor McGregor duke thënë se rivaliteti i tyre nuk do të përfundojë kurrë.

Në një intervistë për ESPN, luftëtari rus madje pranon se ai është i përgatitur “të shkojë në burg” për të luftuar me McGregorin.

Por, 30-vjeçari zbuloi se ai nuk ka interes për një ndeshje të tillë pasi ai “dëshiron të luftojë me burra të vërtetë” si Dustin Poirier, Tony Ferguson dhe George St-Pierre.

Në intervistë, Nurmagomedov jep një pasqyrë interesante se si fitorja e tij kundër McGregor në UFC 229 nuk ishte e mjaftueshme.

“Edhe lufta e tetorit nuk i dha fund kësaj”, ka thënë fillimisht Nurmagomedov për ESPN.

“Thjesht shpartallimi nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet të shkatërrojmë të gjithë ekipin e tij. Kjo është ajo që mendoj para luftës”.

“Rivaliteti me të asnjëherë nuk do të përfundojë. Ndonjëherë nëse e shohim njëri-tjetrin diku, ne do të luftojmë, 100 për qind”.

“Nuk ka rëndësi nëse dikush shkon në burg apo diçka si kjo. Unë nuk kam frikë nga kjo. Ata shkojnë në spital dhe ne shkojmë në polici. Kjo është ajo”.

“Dua të luftoj me burra të vërtetë si Dustin Poirier, Tony Ferguson dhe Georges St-Pierre. Dua të luftoj me këta djem. Nuk dua të luftoj me një djalë që nuk fiton kurrë”, përfundoi rusi.

loading…