E sapo aderuara në PDK: Kemi influencë sepse kemi shumë ndjekës në Instagram

Aktorja e sapoaderuar në PDK, Arta Nitaj, ka thënë se ka hyrë në politikë sepse është motivuar nga shoqja e saj.

Nitaj ka thënë se ka zgjedhur PDK-në, pasi sipas saj kjo parti u jep hapsirë femrave dhe të rinjëve dhe e ka quajtur veten si figurë me influencë, pasi ka mijëra ndjekës në Instagram.

Në një debat në RTV Dukagjini, Nitaj ka thënë se në rrjetet sociale ka pasur fatin të jenë më të ndjekurat në rrjetet sociale dhe sipas saj kjo ka rëndësi të madhe.

“Pse jo edhe me qenë unë e pjesë e partisë dhe me mujt me mbështet, duke qenë që ne jemi figura me influencë, pasi kemi pas fatin që të jemi më të ndjekurat në rrjetet sociale si Instagram dhe rrjetet tjera”, ka thënë Nitaj

loading…