Instagram do të sjellë një opsion të ngjashëm me Snapchat

Përpjekje e re nga Facebook, që ta imitojë Snapchatin, duke sjellë opsione të reja

Kësaj rradhe, një opsion të Snapchat, Facebook e ka koncentruar te Instagram, për ta bërë sa më të afërt për moshat e reja.

The Verge raporton se Instagrami po e teston opsionin Threads, që është një aplikacion i ndarë dhe përbëhet vetëm nga miqtë e ngushtë të përdoruesit.

Rrjeti social do ta sjellë këtë opsion të ngjashëm me Snapchat, si një mundësi konstante e përdorimit ndërmjet përdoruesve , të cilët mund të komunikojnë në mënyre private.

Në fotografimet e ekranit, shihet se në të shfaqen storiet e miqve, si dhe statuset e tyre të shpejta. Këto statuse bëhen në mënyrë automatike, për të treguar gjendjen momentale si lokacionin dhe atë se çfarë janë duke bërë.

Deri më tani, Threads është duke u testuar nga punonjësit e Facebook, ndërsa nuk dihet se kur Instagrami do të vendosë ta lansojë.

loading…