Zidane reagon ashpër pasi Real Madridi lëshoi pikë kundër Valladolidit
Zinedine Zidane është shprehur i zemëruar pasi Real Madridi dështoi ta ruante epërsinë prej 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën në La Liga.
Sergi Guardiola ua siguroi një pikë vizitorëve me një gol të vonshëm, pasi Toni Kroos e kishte humbur topin para zonës së portierit.
Pas ndeshjes, Zidane tha se ky barazim i ka lënë shije të hidhur atij.
“Ma ka lënë një shije të hidhur sepse ne e bëmë gjënë më të vështirë, pra shënuam gol në pjesën e dytë, e cila nuk ishte më e mira”, tha Zidane.
“Menjëherë pasi shënuam ne, ata barazuan. Pjesa e parë ishte e mirë por na mungoi goli. Problemi nuk ishte humbja e topit, sepse ajo ndodh. Qëndruam jashtë pozitave tona. Pastaj topi, e vërtetë, nuk është dashur ta pasonim aty”, shpjegoi ai.
“Çdo ekip mund të të mposhtë. Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë për 90 minuta”, këmbënguli ai.