ZYRTARE: Mbrojtësi i jep fund aventurës me Barcelonën, kalon tek Sampdoria
Sampdoria ka nënshkruar së fundmi me qendër mbrojtësin që sezonin e kaluar luajti me Barcelonën, Jeison Murillo.
Murillo i është bashkuar Sampdorias në formë huazimi, me obligim për blerje nga Valencia, për 15 milionë euro.
Lojtari ka nënshkruar kontratë me ‘Blucerchiati’ e cila skadon në qershor të vitit 2023.
📄 #Murillo è blucerchiato: il colombiano arriva dal @valenciacf ➡️ https://t.co/5Xl5pHhjgS pic.twitter.com/ta0WlCE1Q0
— U.C. Sampdoria (@sampdoria) July 13, 2019
Kolumbiani nuk është i huaj në Serie A, pasi u largua nga Inter në drejtim të Valencias, gjatë vitit 2017, për 13 milionë euro.
Murillo iu bashkua Barcelonës në formë huazimi gjatë janarit, për 1.2 milionë euro, por regjistroi vetëm katër paraqitje.