30 të arrestuarve në veri iu zgjatet edhe për dy muaj paraburgimi

Të arrestuarit në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, në fund të majit, u është zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj.

Këtë e ka konfirmuar për mediat serbe avokati i njërit nga të arrestuarit, Millosh Deleviq.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës më 28 dhe 29 maj në kuadër të aksionit për luftë kundër kriminalitetit në veri të Kosovës arrestuan 30 persona, në mesin e tyre 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kryesisht serbë, transmeton Ballkani.info.

Avokati Deleviq ka thënë se atyre Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj, dhe se ata ende nuk e kanë marrë vendimin dhe se sigurisht do të bëjnë ankesë.

Të arrestuarit janë të dyshuar për organizim ose pjesëmarrje në grupet kriminale, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të mitos, kontrabandë me mallra, ikjes së doganës dhe tatimit. /Ballkani.info/

loading…