Asnjë gjurmë për 34 vjeçaren nga Kaçaniku, e zhdukur nga e diela

Gjelane Islami Rramani, 34 vjeçare, nga fshati Begrocë i Kaçanikut është zhdukur nga e diela, më 21 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net vëllai i saj, Lulzim Islami, i cili thotë se rasti është lajmëruar edhe në Polici, por ende pa sukses.

“Motra ime, Gjejlane Islami Rramani, ka humbur prej të dielës. Të dielën ka qenë në mbrëmje tek ne, ka ngrënë bukë edhe është nisur për te shtëpia e saj. Ajo është e martuar në Verbanë, dhe është pak e sëmurë. Në ora dy të natës e ka parë dikush nga fshati duke shkuar rrugës për në Viti. Dua ta shpërndaj sa më shumë që në rast se e sheh dikush, të na lajmëroj”, ka thënë Islami.

Koha.net ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili tha se ende nuk ka ndonjë të re rreth këtij rasti, dhe se hetimet po vazhdojnë.

“Nuk ka asgjë të re nga ky rast. Policia është në kërkim të saj, së bashku me familjarët, që po kërkojnë në të gjitha pikat”, ka thënë Gashi.