Kryeministri Haradinaj viziton shkollën ku u arsimua (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka vizituar Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët ‘Maxhun Çekaj’.

“Kënaqësi e veçantë të isha në mesin e mësimdhënësve dhe nxënësve të shkëlqyer, të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët ‘Maxhun Çekaj’, aty kam filluar rrugëtimin tim shkollor”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kryeministri është takuar edhe me gjeneratat e reja aktuale të kësaj shkolle. /Ballkani.info