Arrestohet reperi i famshëm, kapet me drogë dhe armë
Reperi Kodak Black u arrestua në kufirin amerikan me akuzat për drogë dhe armë kur hyri nga Kanadaja.
Vendndodhja e 21-vjeçarit ishte mister, pasi ai anuloi një koncert në Boston mbrëmjen e së mërkurës.
Por tani raportohet se ai u detyrua të anulojë shfaqjen për shkak se u ndalua nga policia doganore amerikane.
Sipas TMZ ai është ndaluar dhe arrestuar pasi u kap me dy armë dhe marijuanë në pikën kufitare.
Kodak Black ndodhet në qelitë e paraburgimit dhe duhet të paguajë 20 mijë dollarë kesh për lirimin me kusht.