Ndryshe dhe krenarë! Binjakët e ngjitur festojnë 18 vjetorin, si u bënë të famshëm

Binjakët e ngjitur Shivanath dhe Shivram Sahu sapo kanë mbushur 18 vjec dhe janë shumë të lumtur. Ata morën vëmendjen e të gjithëve pasi publikuan një video duke larë dhe veshur njëri-tjetrin.

Binjakët nga India kanë vetëm një bel, dy këmbë dhe katër duar. Ndonëse disa mjekë i dhanë mundësinë të ndaheshin, ata zgjodhën të qëndronin vetëm.

Tani janë rritur shumë dhe ndërhyrja nuk mund të realizohet. Binjakët nuk shqetësohen për këtë gjë pasi janë të lumtur për vendimin që morën para disa vitesh.

“Ne duam të qëndrojmë kështu. Ne kemi një dhuratë unike nga Zoti. Ne e konsiderojmë veten si dy trupa, por një shpirt. Ne u bëmë të famshëm, kështu që njerëzit vinin të na shihnin dhe surprizoheshin”, tha Shivanah në një intervistë për Barcroft TV.