36 aksidente brenda 24 orëve

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas njoftimit, nga 36 aksidente, 14 kanë qenë me lëndime trupore, ndërsa 22 vetëm me dëme materiale, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 1 mijë e 55 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Ballkani.info