Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash, ku një person ka plagosur me armë zjarri ish vjehrrin e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa ish dhëndri i tij i dyshuar tashmë është arrestuar.

I dyshuari për plagosjen e vjehrrit që u kap nga Policia është Omer Mehmeti, raporton Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, tha se i dyshuari është arrestuar dhe ia ka sekuestruar armën.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën  K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit”.

“Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet  ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, tha ai.

LEXO EDHE:

BONUS VIDEO: