​Zyrtare, Bartomeu dorëhiqet nga posti i presidentit të Barcelonës

Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Barcelonës.

Ai këtë njoftim e ka bërë të ditur pak minuta me parë ku gjithashtu është njoftuar se së bashku me atë është larguar edhe komplet bordi i drejtorëve.

Ky vendim i Bartomeut vjen para mocionit të mosbesimit që ishte planifikuar të mbahej në ditët në vijim.