​Zbatimi i marrëveshjes për ID po respektohet edhe në Bërnjak

Edhe në kufirin e Bërnjakut në veri të vendit, zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftimet është duke u zhvilluar normalisht.

Për dallim nga kufiri i Jarinjës, në Bërnjak vërehet numër shumë më i vogël i automjeteve të cilat po qarkullojnë nga kjo anë.

Qytetarët nga Kosova të cilët udhëtojnë në drejtim të Serbisë nga kjo anë, si dhe anasjelltas, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë hyrëse/dalëse.

Ata po udhëtojnë nga të dyja drejtimet duke përdorur vetëm letërnjoftimet e tyre, ndërsa thonë se e kanë mirëpritur marrëveshjen.

Omer Qallakoviq pasi kaloi në këtë pikë kufitare, tha se nuk pati nevojë të plotësonte ndonjë formular.

“Po kjo marrëveshja e re, është marrëveshja më e mirë, në asnjërën as tjetrën dokumente, të shkoj secili në rrugën e tij, pse po e pengojnë popullin”, tha ai.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme, të cilët po e vëzhgojnë situatën nga afër. /kp