​“Syri i Popullit”, avokati i Ramabajës: Rasti është i montuar

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u mbajtur seanca përfundimtare në procesin gjyqësore i njohur si rasti “Syri i Popullit”.

Në fjalë përmbyllëse të tij prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka kërkuar të lirohet nga aktakuza e akuzuara Lirije Luzha dhe Sabit Berisha në mungesë të provave.

Me kërkesë të kryetare së trupit gjykues, Naime Krasniqi Jashanica seanca është e hapur për publikun por nuk lejohet të merren pamje nga mediat.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit, Sadri Ramabaja, Ramiz Krasniqi tha se ajo çka mund të dal nga fjala e prokurorit është se aktakuza është e pabazuar në argumente juridike dhe faktike. Sipas tij ky rast është i montuar për qëllim të caktuara.

Krasniqi tha se ajo ka frikë se ky proces gjyqësor do jetë i ndikuar politikisht pasi siç tha ai është ndihmuar nga krerët shtetërorë.

“Unë paraqita fjalën përmbyllëse dhe argumentova se asnjë fakt i vetëm nuk është vërtetuar se Sadri Samabaja është pjesë e kësaj organizate siç quhet terroriste. Unë kam shpjeguar se rasti është i montuar nga persona të caktuar për qëllime të caktuara”, tha ai.

Krasniqi shtoi se trupi gjykues nuk ka qenë i pavarur duke filluar nga momenti kur pranoi urdhrin e presidentit të shtetit, Hashim Thaçi që seanca të mbahet e mbyllur.

Madje ai tha se pyetjet që i bëri Thaçi kanë qenë të ndaluara.

Ai foli edhe për sjelljen e ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili ka dëshmuar në këtë proces gjyqësor.

Edhe për prokurorin e rastit Sylë Hoxha, Krasniqi tha se i ka qëndruar besnik personave të cilët i kanë thënë të ngrejë këtë aktakuzë.

Deri tani fjalën e tyre përfundimtare e kanë dhënë të akuzuarit Avni Llumnica, Ragip Shillova, ndërsa duke filluar nga ora 13:00 fjalën e tij përmbyllëse do e jap i akuzuari, Sadri Ramabaja.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, te akuzuarit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të larta shtetërore dhe ish-funksionarëve të viteve 1980-1991 duke i cilësuar si tradhtarë të vendit.

Këto sulme, sipas aktakuzës, ata kishin planifikuar t’i kryenin ndaj presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryeministrit Isa Mustafa, Xhavit Halitit, Fatmir Limajt e të tjerë.