​Sarkozy mund të kryejë burgimin në vilën e gruas Carla Bruni

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy i dënuar sot për korrupsion, me shumë gjasa do të kryejë dënimin prej një vit prapa hekurave, në vilën gjigande të gruas së tij Carla Bruni, megjithëse u shpall fajtor për tentativë korruptimi të një gjykatësi.

Ai u dënua me tri vjet burg, dy prej të cilave të pezulluara, ndërsa gjykatësja Christine Mée tha se mund të lejohet të kryejë dënimin në shtëpi, i pajisur me byzylykun elektronik në kavilje.

Kjo do të thotë se Sarkozy do të kalojë 12 muajt e dënimit në vilën luksoze të Parisit të gruas së tij Carla, 53-vjeçarja milionere ish-këngëtare, modele dhe aktore.

Carla zotëron shtëpinë e saj 3 milionë euro në Villa Montmorency – ndërtesa ekskluzive e shekullit të 19-të në kryeqytetin francez.

Brenda apartamentit me tre dhoma gjumi, ish-pop star Bruni, ka studion e saj të regjistrimit. Në këtë apartament kanë jetuar më parë shkrimtari i “Les Miserables”,Victor Hugo dhe aktori Gerard Depardieu.

Sarkozy do të mbetet gjithashtu i lirë gjatë procesit të apelit, çka mund të zgjasë disa vite.

Presidenti i fundit francez që është dënuar me burgim, ka qenë Marshal Philippe Pétain, bashkëpunëtori i nazistëve në kohën e Luftës II Botërore./tch