​Reagon OHK: Lehtësime të tjera apo zgjatje të orarit do të kemi prapë pas dy jave

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të lejohet mbajtja e ahengjeve si dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës deri në orën 23:00.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) i është gëzuar këtij vendimi ani pse e quajnë edhe të vonuar. Megjithëkëtë, në reagimin e tyre thonë se pas dy jave do të ketë edhe lehtësime të tjera apo zgjatje të orarit do të kemi prapë pas dy jave.

Reagimi i OHT-së:

ZYRTARIZOHET VENDIMI PËR MBAJTJEN E DASMAVE NË KOHË PANDEMIE!

Meqenëse ka rënie të numrit të rasteve për 65% sot me datë 22.06.2021 Qeveria e Kosovës ka miratuar lehtësimin e masave anti-Covid. Lajmi u bë i ditur nga mbledhja e Qeverisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Pas shumë konsultimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, me ç’rast përfaqësues nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ishin pjesë të grupit punues vetëm me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, më në fund zëri ynë, zëri i të gjitha bizneseve u dëgjua dhe shkoi në vendin e duhur!

Edhe pse sezona në shumë vende të rajonit ka ditë që ka filluar, edhe pse ne jemi pak vonë për të kapur vlugun e punës, kjo me arsye të shëndoshe sepse deri vonë kishim shumë raste me Covid-19 gjë që është primare për ne, përsëri ‘’më mire vonë se kurrë’’ po fillojnë punën të gjitha subjektet hoteliere/turistike, dhe kjo falë angazhimit të pakursyeshëm të përfaqësuesve të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim të sapomarrur nga Qeveria e Kosovës dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.

Meqenëse manuali së shpejti do të bëhet publik, Oda e Hotelerierisë dhe Turizmit do të bëjë të pamundurën që sa më parë ta shpërndajë nëpër biznese, e gjithashtu bëjmë apel që çdo subjekt ta sigurojë këtë manual, në mënyrë që çdo pikë e tij të respektohet në përpikmëri, në mënyrë që puna të shkojë sa më mbarë dhe më e rëndësishmja: të ruhet shëndeti i qytetarëve!

I lusim që të gjitha bizneset në nivel vendi / anëtarë apo jo të OHT-së, që t’i respektojnë rregullat e manualit që e kanë punuar përfaqësuesit tanë bashkë me Qeverinë, në mënyrë që mos të kemi ngritje të rasteve apo të na shfaqet ndonjë e papritur që do të na e kishte ndaluar punën përsëri.

Sa i përket kufizimeve orari vazhdon të mbetet deri në 23:00, dhe numri i lejuar i personave në çdo aheng do të jetë deri në 200 persona!

Ndërsa, lehtësime të tjera apo zgjatje të orarit do të kemi prap pas dy jave!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju uron shëndet dhe punë të mbarë!