​Paris Hilton nuk i kthen ish-të fejuarit unazën në vlerë 2 milionë euro (FOTO)

Kreatorja amerikane e modës, Paris Hilton u fejua këtë vit me aktorin Chris Zylka, por pavarësisht se u nda prej tij, ajo vendosi të mbajë unazën shumë të shtrenjtë të fejesës.

Paris u shfaq në emisionin radiofonik Sirius XM dhe me mikpritësin në këtë radio folën për fatin e unazës së saj 20 karatësh, e cila u ble nga aktori i ri amerikan Chris Zylka për fejesën e tyre. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, unaza kushton 2 milionë dollarë.

Situata nuk do të ishte aspak e çuditshme sikur Paris Hilton të mos e njoftonte publikun muajin e kaluar se ajo ndërpreu lidhjen me Zylka, por megjithatë vazhdon të mbajë këtë bizhuteri të shtrenjtë në dorën e saj.

“Gjithmonë kam qenë e obsesionuar me tregime dashurie me një fund të lumtur, por përfundimisht doli se lidhja ime e fundit nuk mund të kishte qenë ajo”, tha Paris. Ndryshe, Hilton dhe Zylka u fejuan më 2 janar 2017 në Aspen gjatë skijimit dhe videoja e fejesës së tyre u bë virale.