​Onkologët nga Kosova e Shqipëria bashkohen në luftën kundër kancerit të gjirit

Në Kosovë edhe gjatë këtij viti është rritur numri i të prekurve nga kanceri i gjirit, ku vetëm deri në shtator janë regjistruar 270 raste të reja.

Kështu u tha në konferenca e parë mbarëkombëtare të organizuar nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi tha se përmes këtij bashkëpunimi me Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë po dëshmohet se këto dy vende nuk i ndan as bashkëpunimi në aspektin shëndetësor.

Derisa theksoi se numri i të prekurave me kancer të gjirit është në rritje edhe në Kosovës, Bislimi u shpreh se deri në shtator të këtij viti janë regjistruar 270 raste të reja me këtë sëmundje malinje.

Sipas tij, në Klinikën e Onkologjisë e cila vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kryen të gjitha procedurat mjekësore për trajtim të kësaj sëmundje.

Kurse, kryetarja e Shoqatës së Onkologëve të Shqipërisë, Silvana Çeliku teksa e ka mirëpritur një ngjarje të tillë të përbashkët mes dy shteteve shqiptare, tha se një aktivitet i tillë ka qenë detyrim për mjekët.

Kryetari i Odës së Mjekësve të Kosovës, Pleurat Sejdiu duke uruar shoqatat për këtë konferencë, paralajmëroi se në kongresin e radhës temë kryesore do jetë onkologjia dhe mundësitë për avancimin e këtij reparti në Kosovës.

Ai tha se përgatitjet për këta ngjarje do fillojë në marsin e vitit 2020, derisa theksoi se nga ai kongres pret që të ngritet debati për profilizimin e degëve dhe specializimin e onkologjisë.

Në konferenca e parë mbarëkombëtare e organizuar nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ishin të pranishëm onkologë edhe nga Shqipëria e Turqia të cilët diskutuan rreth trajtimit të kancerit të gjirit.

Gjatë kësaj konferencë u ndan mirënjohje bashkëpunimi për kompaninë farmaceutike “Roche”, Nafije Latifi, Odën e Mjekëve të Kosovës , dhe spitalin “Acibadem”.

loading…