​Moti i keq në Shqipëri, këto janë rrugët që paraqesin vështirësi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar mëngjesin e së dielës rrugët në të cilat automjetet kanë vështirësi në qarkullim.
Në Qarkun Korçë gjate natës reshjet e dëborës u ndërprenë.

Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë. Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir – Qafa e Qarrit Korçë-Ersekë. Kalimi në rrugën e Dardhës bëhet me zinxhir.

Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë.