​Majlinda do të garojë për medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale nga anglezja Chelsie Giles.

Tani, kampionia olimpike do të garojë për vendin e tretë, ose për medaljen e bronztë, të turneut të “Grand Slam”, që është duke u zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, përcjell KosovaPress.

Kelmendi hap garën me fitore kundër gjermanes Annika Wurfel, për të vazhduar me fitore në çerekfinale kundër ruses Alesya Kuznetsova me Ippon.

Në garë për medaljen e bronztë, Majlinda do të përballet me përfaqësuesen belge Charline Van Snick.