​Lojtari i Evertoni i akuzuar për pedofili mësohet se është i martuar

Nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare Evertoni sot ka bërë të ditur se e ka pezulluar një lojtar por arsyet e këtij vendimi nuk ja bërë të ditura.

Lojtari, emri i të cilit nuk mund të zbulohet për arsye ligjore, kuptohet se është i martuar dhe që atëherë është pezulluar nga klubi i tij dhe pretendimet e para janë se ai akuzohet për pedofili.

Ai u ndalua nga policia të premten e kaluar dhe u mbaj në stacion policor para se të lirohej me kusht.

Mësohet gjithashtu se oficerët bastisën shtëpinë e yllit në fillim të këtij muaji dhe sekuestruan disa sende.

Veprat e pretenduara janë përshkruar si “shumë serioze” nga Forca e Policisë së Mançesterit, e cila bëri arrestimin.

Në deklaratën e lëshuar nga policia thuhet:

“Oficerët arrestuan një person të premten, 16 Korrik 2021, nën dyshimin e veprave seksuale ndaj fëmijëve. Ai është liruar me kusht për policinë në pritje të hetimeve të mëtejshme.”