​Kosovari e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit .Fton të tjerët ta marrin shembullin e tij

Një qytetari i kishte humbur kuleta me para, të cilën e kishte gjetur në autobus Joni Goxhuli, i cili ia ka kthyer atë pronarit brenda ditës.

Goxhuli ka treguar se është ndjerë shumë i lumtur pasi ka mundur t’ia kthejë kuletën më para personit që i kishte humbur, të cilin e kishte kontaktuar përmes telefonit, pasi kishte një numër në kuletë.

“Para tri dite gjeta këtë protofol dhe personit që i kishte humbur, ia derzova.

Çdokujt ka mundsi më i humbë diçka por ai që e gjen duhet të ndjekë këtë shëmbull”, ka shkruar Goxhuli në Facebook, bashkangjitur me një foto nga dorëzimi i kuletës te pronari.