Ymer Elshani

Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani po kthehet në muze

Shkrimtari Ymer Elshani u vra më 17 mars të vitit 1999 nga forcat serbe. Por shtëpia e tij, me iniciativë të vajzës Teuta Elshanit po kthehet në muze.

Ajo dhimbjen e saj po e kthen në forcë për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babanë e saj.

Kështu thotë edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu.

“Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 mars të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha”, ka shkruar Deliu në Facebook.

“Pas luftës, Teuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë – për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj”.

“Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetoj brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës”.

“Teuta – ti ndjehu gjithmonë krenare me babain, ashtu siç, padyshim, edhe ai do të ndjehej me ty”.