Ferat Shala

“Çfarë është duke ndodhur në KEK, ka rënie për 91.9 milion euro”: Shala i PDK-së kërkon llogari nga Qeveria

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka publikuar disa statistika të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku tregohet se ka rënie të fitimit të kësaj kompanie publike.

Ai ka kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga Qeveria e Ministria e Ekonomisë.

“Nga 105.1 milion euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milion euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milion euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020?” – ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Çfarë është duke ndodhur në KEK!?

A ka llogaridhënie dhe kush duhet të jap përgjegjësi?

Për cilën përformancë na flet Ministrja e Ekonomisë dhe Qeveria?

Nga 105.1 milion euro fitim në vitin 2022, ka rënie për 91.9 milion euro në vitin 2023. Ky fitim minor prej 13.2 milion euro, që është përgjysmë më i ulët edhe së në vitin e pandemisë 2020?

PS: Të dhënat dhe shifrat e bazuara në raportin vjetor të KEK-ut, për vitin 2023!