Gaza

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 34 mijë e 454

Të paktën 34 mijë e 454 palestinezë janë vrarë dhe 77 mijë e 575 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha ministria e shëndetësisë e Gazës në një deklaratë të dielën.

Rreth 66 persona janë vrarë dhe 138 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, tha ministria, shkruan The Guardian.

Shumica e viktimave që nga tetori kanë qenë gra dhe fëmijë, dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat përgjatë enklavës së shkatërruar.