​Hoti: Thaçi të tregojë kush ia kërkoi emërimin e spiunit serb në kabinetin e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, duhet të tregojë se kush ia ka kërkuar emërimin e spiunit serb në kabinetin e tij.

Ai shprehet i habitur se si Thaçi nuk është informuar me të kaluarën e këtij personi, edhe pse si këshilltarë ka dy ish-shefa të AKI-së, ndërsa aktuali i përgjigjet direkt kreut të shtetit.

Postimi i plotë i Hotit:

Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i Presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Si ka mundësi që Presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?! Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës.

Por, përse Presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij?! Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi?! Për këtë Presidenti duhet të përgjigjet.