Driton Selmanaj

Selmanaj: E shkreta Rozeta Hajdari, po përdoret mish për top nga oligarkët e ri të Kurtit

Kështu tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në Kuvend:

“Ministrja Rozeta Hajdari tha më ka ftu prokuroria po jo në cilësinë e të dyshuarës, po për disa qartësi ligjore, avokati i saj e demantoi tha më ka vendosë me u mbrojtë në heshtje.

Jam i bindun, duke e njoftë edhe për kah karakteri, ministrja është viktimë. Viktimë e strukturës së oligarkëve të ri që po ndërtohen rreth oborrit të kryeministrit. Është duke u shfrytëzu mish për top.

E shkreta ka me përfundu me shumë gjasë ku aty drejtësia ka me dhanë fjalën e fundit”, tha ai.

‘Korrupsioni në qeverinë e juaj është i strukturuar nuk e keni me dalë në mënyrë të pakontrolluar”, tha ai.