Video

Flet dëshmitari i ngjarjes në Lupç, si nisi gjithçka mes familjarëve?

Një përleshje me armë zjarri dhe me mjete të forta ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lupç i Podujevës.

E në lidhje me këtë, sot për emisionin “Kosova Today” ka folur dëshmirari i kësaj ngjarje, duke treguar se si filloi e gjithë përleshja, njofton Klankosova.tv.

“Ia kanë zënë rrugën, xhamin ia kishin thy, pastaj kanë dalur janë kacafytur, ai e ka nxjerrë armën, njëherë i ka rënë njërit me thikë. U mundua t’ia kapte armën, por s’ka mundur dhe ashtu ka ndodhur”, është shprehur ai.

Ai është shprehur se me aq sa ka dëgjuar ai, deri tek përleshja ka ardhur pas një rrahje të mëhershme të njërit djalë.