​Haradinaj – Bunjakut: Fjalim historik, kush ta shkroi?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku duke folur për grevën në arsim tha se fajtori kryesor për këtë gjendje në vend është qeveria aktuale dhe vendimi i kryeministrit për rritjen e pagës së tij dhe të kabinetit të tij.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i cili i tha se e tërheqë fjalën e tij pas fjalimit siç e quajti ai historik të deputetët së LDK-së.

Për këtij deklarimi të deputetit të AAK-së, Valentina Bunjaku ka reaguar në profilin e saj në Facebook duke shkruar se ngritja e “madhe” e juaj akademike, treguesi më i mirë është fakti se ju nuk të dini të qeverisni.

“Daut Haradinaj, vëllai i Kryeministrit Ramush Haradinaj nga frika e humbjes së pushtetit dhe në mungesë edukate, sulmon dhe fyen deputetët opozitar, sidomos ata të LDK-së. Unë i them atij: zgjidhe katastrofën në politikën e jashtme ku e keni futur vendin, zgjidhni problemet në arsim dhe shëndetësi, ndalo krimin dhe korrupsionin qeveritar dhe mos u fshihni pas Hashim Thaçit sikurse për Çakorr . Nga ngritja e “madhe” e juaj akademike, treguesi më i mirë është fakti se ju nuk të dini të qeverisni”, ka shkruar ajo në profilin e saj.