​Dukagjini fiton ndeshjen e parë ndaj Istogut në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Dy skuadrat nga Liga e parë e Kosovës Istogu dhe Dukagjini janë ballafaquar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në një teren shumë të vështirë për lojë për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, takimin e fitoi Dukagjini me rezultat 2-1.

Merlaku kaloi Dukagjinin në epërsi në minutën e 26’ të ndeshjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë më dinamike dhe Istogu e barazoi rezultatin 1-1 me golin e realizuar nga Mazrekaj në minutën e 75 por vetëm pas dy minutave epërsinë e Dukagjinit e riktheu Basriu dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij para ndeshjes kthyese ndërmjet këtyre dy ekipeve ku edhe do të mësohet skuadra finaliste e Kupës së Kosovës.