​Dembele s’mbledh dot mend, futet përsëri në telashe me klubin

Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka ngjallur përsëri debat pasi që u vonua për më shumë se dy orë në seancën stërvitore të klubit katalonas sot.

Mundo Deportivo, Rac1 dhe Marca raportojnë se francezi është futur përsëri në telashe me Barcelonën, pasi që u vonua për seancën stërvitore që u zhvillua sot, një ditë pasi që shënoi gol në ndeshjen kundër Espanyolit, transmeton Gazeta Express.

Një muaj më parë, ai kishte munguar në seancën stërvitore dhe klubi e kishte kontaktuar atë për ta zbuluar arsyen e mungesës dhe Dembele kishte pretenduar se kishte dhimbje stomaku. Kjo kishte bërë që ai të mbetej jashtë skuadrës së zgjedhur nga trajneri Ernesto Valverde për ndeshjen kundër Betisit.

Edhe trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, e kritikoi atë për sjelljen e tij duke thënë se ai gjen arsyetime kur vonohet për seancat stërvitore dhe duke kërkuar nga ai që ta përmirësojë këtë aspekt të tij.

Futbollistët e tjerë në zhveshtore gjithashtu kanë dyshime për sjelljen e tij dhe dukej se ai kishte mësuar nga gabimi i ij, por tani ai e ka vënë përsëri në qendër të vëmendjes tani, para ndeshjet të së martën kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.