​Bugajski: Vetëm Rusia do të përfitonte nga ndryshimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor

Janusz Bugajski nga Fondacioni Jamestown në Uashington deklaroi se çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve në Ballkanin Perëndimor do të ishte në interes dhe përfitim vetëm të Rusisë.

Ai tha në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, i cili po mbahet sot, dhe është i përkushtuar për të ofruar rekomandime për administratën e re të SHBA mbi politikën e saj ndaj rajonit, se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve do të krijonte një kaos, nga i cili do të përfitojë vetëm Rusia.

Bugajski theksoi se trupat e Aleancës Veri-Atlantike nuk duhet të tërhiqen nga Kosova derisa kjo e fundit të bëhet pjesë e NATO-s, gjë që edhe duhet të ndodhë, transmeton Tanjug.

Gjithashtu, ai shtoi, se duhet të punohet për të larguar Serbinë nga ndikimi rus dhe se kjo do të forconte stabilitetin e rajonit.