​Biblioteka “Ernest Koliqi” në kryeqytet ofron rreth 16 mijë libra për studentë dhe fëmijë

Biblioteka “Ernest Koliqi” pjesë e qendrës Bogdani Polis, e katedrales “Shën Nën Tereza”, në Prishtinë, ofron libra në gjuhë të ndryshme, e cila karakterizohet me libra të lashtë të arteve, muzikës e partitura të ndryshme të Bethovenit.

Kjo bibliotekë përveç që është në shërbim të studentëve, ka një sektor edhe për fëmijë. Aktualisht ka në dispozicion 16 mijë libra për lexues.

Fatmir Koliqi, përgjegjës për bibliotekën ka thënë në një intervistë për KosovaPress, se kjo bibliotekë ofron shërbime për të gjithë qytetarët në vend. Derisa ka shtuar se janë munduar të ofrojnë një komoditet për lexuesit, gjë që i ka munguar kryeqytetit.

“Biblioteka “Ernest Koliqi” nuk është vetëm për kishën por është për të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës…2:55 Kontributi ynë për kryeqytetin është katedralja, është edhe biblioteka tani, ku ka në të gjitha fushat, nga ajo e enciklopedive, e fjalorëve të ndryshëm, konsultime e referenca të ndryshme në gjuhë të ndryshme, nga latinishtja e deri të shqipja. Kështu mund të konsultohen në literaturë e të vijnë të studiojnë në një ambient komod, që për fat të keq i mungon kryeqytetit tone. Kemi dashur t’i dhurojmë diçka ndryshe. Është ende herët, nuk janë në dijeni, por megjithatë kemi lexuesit dhe anëtarët e parë të cilët vijnë dhe konsultohen. Këtu në bibliotekë, ne jemi në dispozicion edhe t’ ju ndihmojmë atyre për gjetjen e literaturës e konsultimeve të tjera shkencore”, tha ai.

Doruntina Gjini, udhëheqëse e bibliotekës, ka treguar për funksionin e saj. Derisa ka shtuar se aktualisht ka treguar sukses, pavarësisht se ende pritet interesim nga studentët, të cilët ende nuk janë në dijeni që është një vend i tillë ku ka mundësi të lexojnë dhe të studiojnë.

Gjini tha se aktualisht në bibliotekë janë rreth 16 mijë libra.

“Biblioteka ka dy kate, është ndarja në bazë të sistemit dhe klasifikimit universal decimal që e kanë zakonisht bibliotekat në përgjithësi. Çdo gjë këtu është e klasifikuar dhe e ndarë në bazë të sektorëve sepse përfshin të gjithë sektorët, duke filluar prej filozofisë, psikologjisë, fesë, libra për drejtësinë, politikë, ekonomi, folklor, shkenca, art, muzikë, letërsi e huaj në gjuhë të huaj, letërsi e huaj në gjuhë shqipe, letërsi shqip, histori dhe periodikët…Video 6.0 Kjo ka kapacitet deri në 20 mijë libra dhe tani përafërsisht janë 15-16 mijë libra… Këtu ka libra shumë të vjetër dhe do të jetë mundësi në të ardhmen për të pasur qasje në arkivat online të Vatikanit edhe në Vjenë, dokumente të vjetra që studiuesit mund të vinë të konsultohen dhe të kenë qasje në”, është shprehur Gjini.

Ajo shtoi se aktualisht anëtarësimi është pa pagesë, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bëhet me pagesë, pasi do të shërbejë për mirëmbajtje të bibliotekës.

“Anëtarësimi njëherë për njëherë është pa pagesë me një afat të pa caktuar mirëpo në të ardhmen do të ketë një shumë simbolike për shkak të mirëmbajtjes të bibliotekës. Të gjithë ata që janë dashamirës të librit dhe që pajtohen me rregulloren e bibliotekës kanë mundësi në anëtarësim, janë kartelat e lexuesit dhe kartelat e librave… 9.40 Përveç studentëve kanë mundësi të vinë edhe fëmijët për shkak se kemi edhe sektorin për fëmijë libra shkollor, edukimit dhe pedagogjisë”, tha ajo.

Ndërkaq, tha se libri nuk lejohet të merret për lexim nga biblioteka, pasi ka vetëm nga një kopje.

“Këtu kam shumë libra që janë shumë të vjetër dhe libri nuk del jashtë për shkak se ka që janë vetëm nga një kopje që shumë studentë nuk i kanë gjetur librat tanë në libraritë e tjera, ndërsa ka pasur shumë interesim sa i përket filozofisë dhe psikologjisë. Qasja në librat fetarë të ndryshëm si në fenë e krishtere ashtu dhe në fenë islame, ortodokse pra kemi një sektor të religjioneve, po ashtu kemi edhe disa libra të arteve shumë të vjetra dhe të muzikës, partitura të ndryshme të Bethovenit që shumicën nuk kanë pasur mundësi me i gjet në bibliotekat tjera”, shtoi ajo.

Kjo bibliotekë është në shërbim prej të hënës në të premten, nga ora 9:00 deri në 17:30.

Ndryshe, funksionalizimi i Bibliotekës “Ernest Koliqi”, është bërë më 20 maj të këtij viti, në ditëlindjen e 119-të të shkrimtarit Ernest Koliqi, për ta nderuar figurën e tij.