​​Shala i reagon Nitajt: Veç në Kosovë ndodh që një deputet shërbehet me fjalë të çarshive

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka reaguar ndaj deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili sonte ka thënë se “çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK”.

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi Shalës në Facebook:

Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë komëbtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë.