Rilind Gërvalla

Reporterët pa Kufij e përmendin emërimin e Rilind Gërvallës në RTK: Një aleat i VV-së

Tashmë është publikuar raporti i Reportërëve pa Kufij, në të cilin Kosova ka shënuar një rënie prej 19 vendeve.

Në këtë raport, përmendet edhe emërimi i Rilind Gërvallës si drejtor i RTK-së. Aty theksohet se Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, e ka kërcënuar RTK-në, duke e emëruar Gërvallën në këtë pozitë, i cili cilësohet si një aleat i afërt me partinë në pushtet, VV.

“Kanali më i madh televiziv, Klan Kosova, i është nënshtruar ngacmimeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu kishte kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik RTK me zgjedhjen e një aleati të ngushtë të partisë në pushtet si drejtor” – thuhet në raport.