Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka folur në KTV, në lidhje me situatën politike dhe të sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke cituar shërbimet e huaja mike, por pa specifikuar se kush janë ata, Bajqinovci ka thënë se 400 ekstremistë po trajnohen nga Serbia në Kopaonik.

“Serbia po i trajnon 400 ekstremistë në Kopaonik. E thonë edhe shërbimet e huaja mike tonat. S’është me rëndësi referenca…shërbimet mike. Mendoj se informacionet, që s’i demanton as Serbia, janë që 400 ekstremistë po trajnohen në Kopaonik sepse s’ka pasur pasoja në Banjskë”, tha mbrëmë Bajqinovci.