Zbulohet data, ja kur do të luhet ndeshja Maqedoni-Kosovë

Ndeshja në mes Maqedonisë dhe Kosovës që ishte paraparë të luhej këtë muaj është shtyrë për shkak të koronavirusit.

E siç duket është përcaktuar një datë e re për këtë ndeshje, të paktën sipas gazetarit nga Maqedonia, Reshat Ibraimi.

Sipas tij ndeshja do të zhvillohet më 4 qershor me prani të publikut.

Ndeshja do të luhet në stadiumit Arena Todor Proeski në Shkup.

You