Në meçin e mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë, boksieri nga Kosova e nokautoi kundërshtarin në sekondat e fundit të meçit me tetë runde.

Ai garon në kategorinë e rëndë.

Tani është 19:2 në karrierë dhe u rikthye me fitore pas humbjes në janar nga Petar Milas.

Islandezi deri tash ishte i pamposhtur.

Në këtë mbrëmje meçi kryesor është ai i shqiptarit Nelson Hysa me Agit Kabayelin e Gjermanisë për titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë.

E në këtë mbrëmje edhe boksieri tjetër shqiptar Arbnor Jashari nokautoi kundërshtarin Yoel Rivaz Perez në rund të dytë.